GAME 3: CELTICS - BUCKS
Kalojnë në epërsi në “TD Garden”
4 May, 2019 @9:17
Pas humbjes në ndeshjen e parë të serisë gjysmëfinale të Play Offit, Milwaukee Bucks duke fituar dy ndeshje rresht, kaloi në epërsi 2-1 në seri kundër Boston Celtics.
Ndeshja e tretë e serisë, e cila u luajt në “TD Garden”, përfundoi me rezultat 123-116 në favor të Bucksit.
Super ylli Giannis Antetokonmpo, pas startit të dobët në ndeshjen e parë, arriti të këndellet në këto dy ndeshjet e fundit për Bucksin.
Antetokonmpo shkëlqeu me 32 pikë, 13 kërcime e 8 asistime dhe luajti rolin kryesor në fitoren e skuadrës së tij.
Te Bostoni u dallua Kyrie Irving me 29 pikë e 6 asistime.
Bucks me këtë fitore kaloi 2-1 në epërsi në seri. Ndeshja e katërt do të luhet përsëri në “TD Garden” më 7 maj në ora 01:00.