Të gjitha lajmet

GAME 3: ROCKETS - WARRIORS

Pas vazhdimeve ngushtohet seria

FOTO/ nba

Pas vazhdimeve ngushtohet seria

5 May, 2019 @11:27

Skuadra e Houston Rocketsit, në ndeshjen e tretë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore, arriti ta mposhtë Golden State Warriorsin pas vazhdimeve me rezultat 126-121.

Djelmoshat e trajnerit Mike D’Antoni, gjatë ndeshjes e ngritën epërsinë deri në 13 pikë, por në pjesë të dytë të ndeshjes, me performancën e super yllit Kevin Durant, Golden State e ngushtoi epërsinë dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime.

Në vazhdime në skenë doli super ylli i Houstonit, James Harden. Kishin mbetur edhe disa sekonda, ai e mori përgjegjësinë dhe duke shënuar nga vija e treshit bëri që të dorëzohet kundërshtari dhe kështu përfundoi ndeshja me rezultat 126-121.

James Harden shkëlqeu me 41 pikë, 9 kërcime e 6 asistime, derisa mori ndihmë 30 pikëshe edhe nga Eric Gordon.

Në anën tjetër, Kevin Durant u dallua me 46 pikë dhe Draymond Green luajti me triple-double prej 19 pikëve, 11 kërcimeve e 10 asistimeve, por nuk mjaftoi për fitore.

Tani rezultati në seri është 2-1 në favor të Warriorsave. Ndeshja e katërt e serisë do të luhet më 7 maj në ora 03:30 përsëri te palestra e Houstonit.

GAME 3: BLAZERS - NUGGETS

Pas 4 vazhdimeve caktohet fituesi

FOTO/ nba

4 May, 2019 @9:37

Ndeshja e çmendur me 4 vazhdime në serinë Portland Trail Blazers - Denver Nuggets, përfundoi me rezultat 140-137 në të…

GAME 3: CELTICS - BUCKS

Kalojnë në epërsi në “TD Garden”

FOTO/ nba

4 May, 2019 @9:17

Pas humbjes në ndeshjen e parë të serisë gjysmëfinale të Play Offit, Milwaukee Bucks duke fituar dy ndeshje rresht, kaloi…

GAME 2: NUGGETS - BLAZERS

Portland barazon serinë

2 May, 2019 @10:09

Skuadra e Portland Trail Blazersit, duke e mposhtur Denver Nuggetsin në ndeshjen e dytë të gjysmëfinaleve të Play Offit me…

GAME 2: WARRIORS - ROCKETS

Udhëtojnë në Teksas me 2-0

1 May, 2019 @10:47

Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, duke e mposhtur Houston Rocketsin edhe në ndeshjen e dytë, kaloi 2-0 në…

GAME 2: BUCKS - CELTICS

Bucks barazon serinë

1 May, 2019 @10:27

Lojtarët e skuadrës së Milwaukee Bucksit, gabimet në ndeshjen e parë nuk i përsëritën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër…

Të gjitha lajmet nga NBA