NGA INFORMATORI
Prishtina pa Mulaomerovicin në ndeshjen e radhës
6 May, 2019 @15:11
Në Informatorin e fundit të Superligës Nr. 36, pas ndeshjes së dytë të serisë finale Rahoveci - Prishtina, është bërë e ditur se Damir Mulaomerovicit i është dhënë ndalesë e paraqitjes - mos ushtrim deytre në ndeshjen e radhës.
Përveç mos-ushtrimit të detyrës në ndeshjen e tretë të serisë finale të Superligës, Mulaomerovic është dënuar edhe me gjobë 300 euro, shkruan Informatori i FBK-së.
Trajneri i Prishtinës është dënuar konform nenit 50.4 të PG-së, ku shkruan: sjellje josportive, fletëparaqitja nga ana e personave zyrtarë, sjelljet josportive të konstatuara nga xhirimet e TV-së, videoxhirimet apo prezenca e Komesarit të Garave në ndeshje.
Shiko: Playoff Skemën e Superligës
Seria finale është barazuar mbrëmë në Rahovec, ku vreshtarët për herë të parë i shkaktuan humbje Prishtinës këtë sezon në gara vendore dhe aktualisht rezultati është 1-1.
Prishtina është vendase në ndeshjen e tretë të serisë, që luhet më 7 maj me fillim prej orës 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.
Ekipi që arrin tre fitore, shpallet kampion i Kosovës për sezonin 2018/19.