PRISHITNA - RAHOVECI

Caktohet orari i ndeshjes së tretë finale
6 May, 2019 @15:18
Ndeshja e tretë në serinë finale të Superligës së Kosovës në basketboll në mes të Prishtinës dhe Rahovecit, do të luhet nesër në Prishtinë.
Me fillim nga ora 20:30, Prishtina e Rahoveci në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, do të luftojnë për ta marrë epërsinë në seri.
Rezultati në seri është i barabartë 1-1. Ndeshjen e parë e kishte fituar Prishtina me rezutat 110-82, ndërsa në ndeshjen e dytë Rahoveci e mposhti Prishtinën me rezultat 87-84.