Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALS / GAME 1: PRISHTINA - RAHOVECI

Bindshëm startojnë serinë finale

Bindshëm startojnë serinë finale


2 May, 2019 @20:40

Nënkampionja e Kosovës në basketboll, Prishtina, në ndeshjen e parë të serisë finale e mposhti Rahovecin me rezultat 110-82 dhe kaloi 1-0 në epërsi në seri.

Që nga minutat e para e deri në fund të ndeshjes, skuadra e trajnerit Damir Mullaomerovic nuk e lëshoi epërsinë asnjë minutë dhe kështu e regjistroi një fitore të lehtë.

Dardan Berisha me 20 pikë, 5 asistime, 4 kërcime e 3 topa të vjerdhur, ishte më i dalluari te skuadra kryeqytetase, kurse Berisha u ndihmua edhe nga Mikaile Tmusic me 18 pikë, 8 kërcime e 8 asistime dhe Divine Myles me 16 pikë të tjera.

Te Rahoveci shkëlqeu me 30 pikë DeShon Minnis, derisa bashkë me Fred Richardson, i cili luajti me 13 pikë, ishin të vetmit me pikë dyshifrore te Rahoveci, gjë që ndikoi dukshëm në humbjen e vreshtarëve.

Prishtina po vazhdon rrugën e saj pa humbje në këtë sezon, ndërsa Rahoveci do të kërkojë që humbjen e parë sezonale t’ia shkaktojë kryeqytetasve në ndeshjen e dytë të serisë, ndeshje e cila luhet të dielën më 5 maj në palestrën “Mizahir Isma” në ora 17:00.


 
Të gjitha lajmet nga