Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 2: RAHOVECI - PRISHTINA

Super Rahoveci barazon serinë finale

Super Rahoveci barazon serinë finale


5 May, 2019 @19:12

Humbja e parë e Prishtinës në këtë sezon në ndeshjet e luajtura në garat vendore erdhi në ndeshjen e dytë finale kundër Rahovecit dhe kështu u barazua seria 1-1.

Palestra “Mizahir Isma” e përjetoi ndeshjen historike të Rahovecit, ku ia shkaktoi humbjen e parë Prishtinës, derisa për herë të parë në histori të klubit e mposhti skuadrën nga kryeqyteti.

Gjithashtu ishte fitorja e parë në histori të vreshtarëve në serinë finale të Superligës.

Në tre çerekët e parë të ndeshjes, lojtari më i dalluar i Rahovecit ishte DeShon Minnis me 24 pikë, por në fillim të çerekut të katërt, me pesë gabime personale u detyrua 10 minutëshin e fundit ta shikojë nga banka.

Në mungesë të Minnisit, Rahoveci mori ndihmë nga Fred Richardson dhe Andre Washington në fund dhe kështu e mposhti kundërshtarin me rezultat 87-84.

Richardson luajti me 25 pikë e 8 kërcime, Minnis me 24 pikë, derisa Washington me double-double prej 11 pikëve e 13 kërcimeve.

Te Prishtina u dalluan Dardan Berisha me 26 pikë, Ahmed Bashir me 25 pikë dhe Divine Myles me 17 pikë, 11 kërcime e 8 asistime.

Tani seria u barazua 1-1, derisa ndeshja e tretë do të luhet në Prishtinë.


 
Të gjitha lajmet nga