Ç3: RAHOVECI - PRISHTINA

Prishtina thellon epërsinë
15 October, 2022 @18:29
Posa ka përfunduar edhe çereku i tretë i ndeshjes Rahoveci - Prishtina, ndërsa edhe këtë periudhë loje e ka fituar Prishtina, kësaj radhe me 19-22, për të hyrë në 10-minutëshin e fundit të ndeshjes me rezultat të përgjithshëm, 58-67.
Rezultat ky jo i pamundur për tu kthyer nga vreshtarët, por pritet të shihet se si do të reagojnë në çerekun e katërt.
Sa i përket koshashënuesve, te Rahoveci më së shumti deri tash ka shënuar Chris Seeley - 12 pikë, ndërsa te Prishtina me nga 14 pikë më të dalluarit janë Jan Palokaj e Dustin Wilson.
Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.