"SEZAI SURROI"

Prizreni zyrtarizon përforcimin e fundit, para fillimit të sezonit
18 August, 2022 @22:02
Basketbollisti amerikan Kevin Baker - është përforcimi i fundit para fillimit të sezonit për ekipin e KB Prizrenit.
Njoftimin e ka zyrtarizuar sot ekipi bardhezi nga Prizreni, derisa Baker është thënë të jetë i huaji i fundit për afatin kalimtar veror të regjistruar nga ekipi që drejtohet nga Arbnor Rifati.
Përndryshe Baker, që luan në pozitën e alos, është 203-centimetra i gjatë, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e Lewis Clark State College në NAIA ku ka pasur mesatare prej 15 pikësh për ndeshje, 1.5 asistime dhe 4.8 kërcime.
Ekipi i KB Prizrenit e ka shtuar në skuadër lojtarin në cilësi të “snajperit” duke qenë se Baker në stinorin e fundit ka shutuar me 40% saktësi për tri pikë, ku prej 55 tentimeve në 13 ndeshjet e tij, ka shënuar 22 herë!