Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI-PRIZRENI

Prizreni’16 fiton derbin ndaj Bashkimit

Foto: KBBashkimi/fb/ F. Tokaj

Prizreni’16 fiton derbin ndaj Bashkimit


8 December, 2021 @22:20

Skuadra e Prizrenit’16 ka shënuar fitore në derbin e qytetit ndaj Bashkimit, duke triumfuar në fund me 2 pikë dallim, 90-92 [21-32, 21-17, 25-23, 23-20].

Loja e shpejtë dhe e mirë e Prizrenit në çerekun e parë të ndeshjes është treguar të jetë vendimtare për fitore sonte, pasi që përkundër mundit të madh të Bashkimit për rikthim, këtë nuk e kanë arritur.

Dallimi 11 pikësh i krijuar në 10-minutëshin e parë të djelmoshave të Arbnor Rifatit është ruajtuar përgjatë ndeshjes, përkundër se Bashkimi i udhëhequr nga Valon Bunjaku tejet i mirë në fushë sonte, u mundua deri në fund për përmbysje, që nuk e arriti.

Ivan Koljevic ka shënuar 24 pikë në fitoren e sontme të ekipit të tij, duke shutuar 50% për tri pikë, me bilans shënim-tentim 4/8. Ai ka bërë edhe 7 asistime në proces.

TABELA AKTUALE

Pos tij, të gjithë lojtarët e pesëshes së parë të Prizrenit kanë shënuar pikë dyshifrore, ndërsa me double-double ndeshjen e kreu qendra Urim Zenelaj, që dha 17 pikë e 12 kërcime në fitore.

Nga banka e bardhezinjëve, asnjëri nuk arriti të shënojë pikë, edhe pse Rifati u dha minutazhë lojtarëve si Alban Veseli, Rilind Krasniqi e Qëndrim Ajazaj.

Bashkimi vs Prizreni

Në anën tjetër, loja shumë e mirë e Valon Bunjakut duhet të përmendet. Ai është treguar lider i vërtetë i ekipit dhe vetëm pak iu deshën portokallezinjëve për të përmbysur, por më nuk kishte kohë.

Anton Kazarnovski

Bunjaku përndryshe ndeshjen e kreu me 22 pikë, 6 asistime e 7 kërcime. Anton Kazarnovski luajti me double-double prej 22 pikëve dhe 14 kërcimeve, ndërsa paraqitje të mirë kishte edhe Julien Leëis me 21 pikë, 8 asistime e 8 kërcime.

Me këtë fitore Prizreni’16 bën bilansin në Superligë 8-4, ndërsa Bashkimi është në 7 fitore karshi 6 humbjeve.

Kujtojmë, ndeshja u ndërpre 4.03 minuta para fundit të saj, kur disa shikues hodhën gjësende në drejtim të lojtarëve të Prizrenit’16.

Situata e tensionuar u qetësua nga policia, ndërsa më pas u morr vendimi që ndeshja të vazhdonte.


 
Të gjitha lajmet nga