VENDIMI

Pas tensionimit të situatës, mirret vendimi për Bashkimi-Prizreni
8 December, 2021 @21:48
Dueli mes Bashkimit dhe Prizrenit’16 pas një ndërprerjeje pritet të vazhdojë, mëson TopSporti.com
Derbi i qytetit eskaloi kur kishin mbetur pak më pak se 5-minuta deri në fund të ndeshjes, pranë rezultatit 75-86 në të mirë të Prizrenit’16.
Disa tifozë filluan hudhjen e gjësendeve drejt lojtarëve të Prizrenit’16 dhe u shkaktua tollovi, ku me ndërhyrjen e policisë situata u qetësua.
Tash pritet që të zbrazet palestra, për të vazhduar ndeshja pa shikues.