NGA INFORMATORI NR 38
Publikohen dënimet nga ndeshja e fundit e serisë finale
15 May, 2019 @10:55
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar Informatorin e fundit të Superligës për këtë stinor 2018/19, ku ka bërë të ditura edhe dënimet e shqiptuara nga ndeshja e fundit e serisë finale të PlayOffit mes Rahovecit dhe Prishtinës.
Ndeshja e katërt e serisë që u fitua nga Prishtina dhe bardhekaltërit u bënë kampion të Kosovës, u përshkua nga një incident, ku pas përplasjes DeShon Minnis - Edmond Azemi, një person nga publiku sulmoi këtë të fundit, derisa palestra u zbraz për të vazhduar loja.
Kështu, pa i numëruar një nga një, në total klubi i Rahovecit është dënuar me 1900 euro gjobë nga FBK. Basketbollisti i tyre Deshon Minnis me 400 euro, ndërsa Fred Richardson me 300 të tjera. Nga ekipi i Prishtinës, Edmond Azemi është dënuar me 300 euro.
Përveç dënimeve me të holla, Rahoveci në sezonin e ardhshëm do të duhet të luajë edhe dy ndeshje radhazi pa prezencën e shikuesve në Mizahir Isma, ka bërë të ditur Informatori Nr 38 i Superligës.