Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 7: RAPTORS - SIXERS

Leonardi dërgon Toronton në finale

FOTO / nba

Leonardi dërgon Toronton në finale


13 May, 2019 @10:40

Me shënimin e super yllit Kawhi Leonard në sekondat e fundit, Toronto Raptors e mposhti Philadelphia 76ers me rezultat 92-90 dhe u kualifikua në finale të Konferencës Lindore.

Rezultati ishte i barabartë 90-90, kishin mbetur edhe 4 sekonda lojë, përgjegjësinë e mori Kawhi Leonardi, i cili nga një pozitë shumë të vështirë mbi Joel Embiid, gjuajti dhe arriti të shënojë për fitore.

Leonardi shkëlqeu me 41 pikë e 8 kërcime gjatë ndeshjes, derisa ndihmë mori edhe nga Serge Ibaka me 17 pikë të tjera.

Te Philadelphia 76ers më i dalluari ishte Joel Embiid me 21 pikë e 11 kërcime.

SKEMA E PLAY OFFIT

Toronto Raptors në finale të Konferencës Lindore do të takohet me Milwaukee Bucks, ndërsa kjo seri fillon më 16 maj në ora 02:30.


 
Të gjitha lajmet nga NBA