Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI VAZHDON ME SHTESA TË HUAJA NË EKIP

Qendër ukrainase te Rahoveci, zyrtarizohet Igor Chumakov

Qendër ukrainase te Rahoveci, zyrtarizohet Igor Chumakov


7 January, 2023 @16:50

Basketbollisti ukrainas, Igor Chumakov, është përforcimi i radhës te ekipi i Rahovecit në Superligë të Kosovës, ndërsa alo-qendra në fjalë pritet t’i sjellë forcë nën kosh vreshtarëve.

KB Rahoveci zyrtarizoi sot marrëveshjen me lojtarin, ndërsa ai pritet të arrijë shpejt në qytet, ashtu që t’i ndihmojë Rahovecit për të mbijetuar stinorin e vështirë në Superligë.

Igor Chumakov

Pas bilancit 2-13 në Superligë në pjesën e parë të saj, vreshtarët duket se janë mobilizuar tashmë dhe pas zyrtarizimit të trajnerit Daniel Nelson, ardhjes së Arion Ballukut dhe Ujkan Karanezit si vendorë, kanë shtuar në skuadër edhe Jack Pagenkopfin. E Chumakov është përforcimi i radhës, por jo edhe i fundit te ekipi në fjalë.

Igor Chumakov

“KB Rahoveci siç ju ka premtuar, edhe ju konfirmon se ka siguruar nënshkrimin e lojtarit të radhës - është ukrainasi Igor Chumakov që në Rahovec do ta gjejë shtëpinë e tij të dytë. Igor Chumakov vjen në Rahovec me një bagazh dhe karrierë tejet kredibile dhe paraqitje në rangjet e larta të basketbollit evropian me paraqitje të rregullta në FIBA Europe Cup. Ai vjen nga Kharkivskyi Sokoly ku u dallua edicionin e kaluar me mesatare prej 14.8 pikësh, 5.8 kërcimesh, 1.4 asistimesh dhe 0.7 bllokadash. Para Kharkivskyi Sokoly ai luajti vazhdimisht në Superligën e Ukrainës për Donetsk, Zaporizhye, Cherkaski Mavpy, Dnipro dhe MBC Mykolaiv. Ai ka luajtur në Bundesliga 1 të Austrisë për Raiffeisen Frustenfeld Panthers dhe në Superligën e Polonisë për Pszczolka Start Lublin. Igor dallohet si qendër moderne, me përqindje të lartë për tri pikë,” ka shkruar KB Rahoveci në njoftimin e fundit të botuar në pasditen e sotme për lojtarin në fjalë.

 


 
Të gjitha lajmet nga