Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDON ME EKIPIN

Qendra Zenelaj, vazhdon me KB Prizrenin

Qendra Zenelaj, vazhdon me KB Prizrenin


9 July, 2023 @17:48

Qendra 212-centimetra e gjatë, Urim Zenalaj, ka vazhduar kontratën me KB Ponte Prizrenin edhe për një stinor, ka bërë të ditur vetë ekipi bardhezi nga qyteti i vjetër sot.

Zenalaj, do t’i qëndrojë besnik ekipit, ndërsa klubi ka bërë të ditur se do të ketë risi edhe më tutje në skuadër, ku gjatë javës do t’i zyrtarizojë edhe prurjet tjera.

Në stinorin e kaluar, Zenelaj ka pasur mesatare prej 32.6 minutave për lojë, duke shënuar 9.9 pikë, 9.9 kërcime dhe 1.8 asistime për ndeshje.◼️


 
Të gjitha lajmet nga