DRAGAN RADOVIC
Radovic: Rival të barabartë, por në fund fituan
17 May, 2017 @21:39
Trajneri i Bashkimit, Dragan Radovic, është shprehur që vetëm fati i ka munguar ekipit të tij në ndeshjen e dytë finale të serisë së Play-Offit. Borozani.com
“Së pari dua të përgëzojë Prishtinën për lojën dhe fitoren. Fatkeqësisht nuk e fituam këtë ndeshje. Ka qenë lojë e mirë. Kemi qenë rival të barabartë gjatë gjithë ndeshjes, por ata në fund krijuan fitoren. Mbrojtja jonë ka qenë pak më e dobët se në ndeshjen e parë të serisë,” ka thënë malaziasi Radovic.
Bashkimi edhepse morri avantazhin e terrenit me fitore në ndeshjen e parë në Prishtinë, këtë nuk e shfrytëzoi në Prizren sonte për të bërë serinë 2-0, pasi që Sigal Prishtina barazoi në 1-1 dhe tashmë seria bartet në kryeqytet për ndeshjen e tretë të serisë.