NISIN PËRFORCIMET TE RAHOVECI

Rahoveci konsolidon radhët, Jack Pagenkop përforcim i ri në ekip
7 January, 2023 @16:36
Skuadra e Rahovecit ka vazhduar të shtojë lojtarë të ri në ekip, sipas asaj që paralajmëruan, ndërsa i huaji i parë pas dy vendorëve të prezantuar është Jack Pagenkopf.
Basketbollisti amerikan që së fundi ka qenë pjesë e Manisas në Turqi, është organizator loje dhe është 190-centimetra i gjatë. Pagenkopf 24-vjeçar ka përvojë në basketbollin evropian, ndërsa së fundi te Manisa ka pasur mesatare prej 20-minutash për ndeshje dhe 7.5 pikë për lojë krahas 2 asistimeve.
“KB Rahoveci njofton zyrtarisht se ka nënshkruar marrëveshje me organizatorin Jack Pagenkopf, i cili përforcon radhët e ekipit tonë. Ai vjen nga përvoja të rëndësishme në ligat e forta si në Gjermani dhe Turqi. Ai ishte edhe pjesë e ekipit të dytë të Cleveland Cavaliers,” - ka shkruar në njoftim ekipi i Rahovecit.
Rahoveci përndryshe është i fundit në renditjen tabelare të Superlgës. Ekipi së fundi ka ndërruar trajnerin, duke e marrë në krye të ekipit irlandezin Daniel Nelsen në vend të Muhamed Thaçit. Skuadra deri tash ka dy fitore krahash 13 humbjeve në Superligë dhe është duke rrezikuar seriozisht statusin e ekipit elit.
Sonte, 7 janar, Rahoveci ndeshet me Trepçën në një ndeshje të vështirë ku do të kërkojë befasinë dhe këndelljen për pjesën e dytë të stinorit, ashtu që të shpëtojë statusin e ekipit të Superligës.