Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KB RAHOVECI

Rahoveci liron të huajt

Rahoveci liron të huajt


15 March, 2020 @16:06

Skuadra e Rahovecit ka bërë të ditur se sot ka liruar të gjithë basketbollistët e huaj të skuadrës, për shkak të situatës së krijuar.

Klubi i vreshtarëve ka shtuar më tutje, duke parashikuar se sezoni basketbollistik është pezulluar dhe nuk dihet se kur do të fillojë, nëse do të fillojë - arsye që ka qenë e mjaftueshme për t’i liruar lojtarët.

“Do të ishte jo-njerëzore nga ana jonë që t’i mbajmë edhe më tutje në kampin tonë, kur kemi parasysh faktin e izolimit të propozuar nga instancat më të larta shtetërore,” ka thënë ndër të tjera klubi, duke i falenderuar për kontributin e dhënë.

Përndryshe Rahoveci deri tash këtë stinor ka arritur bilans 17-7 dhe është i dyti në tabelë.

Të huajt e liruar që kanë qëndruar në Rahovec kanë qenë: Darrel Davis, Jabari Craig, Joshua McFolley dhe Aron Nwankwo.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga