VRESHTARËT NË AVANTAZH

Rahoveci në epërsi ndaj Bashkimit
11 March, 2023 @19:40
Luftarak dhe të disiplinuar, ekipi i Rahovecit ka mbyllë pjesën e parë të ndeshjes ndaj Bashkimit në epërsi prej 9-pikësh, derisa pas çerekut të parë 29-20 i dyti ka kaluar barabartë, 20-20, për të fishkëlluar sinjali për përfundimin e 20-minutave të para të lojës, 49-40 në të mirë të vreshtarëve.
Me 9 pikë të shënuara për vetëm 9 minuta lojë, Bardhi Rexha është më efikasi te Rahoveci pas pjesës së parë. Te Bashkimi Dajuan Graf me 13 pikë, është koshashënuesi më i mirë i ekipit pas pjesës së parë.
Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.