RAHOVECI - TREPÇA
Rahoveci pa problem edhe ndaj Trepçës
26 November, 2019 @21:13
Nënkampioni i Superligës së Kosovës në basketboll, Rahoveci, formën e mirë e vazhdoi edhe kundër Trepçës.
Vreshtarët e mposhtën kundërshtarin me rezultat 99-74.
10 minutëshi i parë i ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë (24-24), ndërsa në 3 çerekët e tjerë Rahoveci ishte në epërsi dhe kështu e regjistroi fitoren e radhës.
Joshua McFolley shkëlqeu me 35 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Javis Howard me 17 pikë e 6 kërcime, Jure Gunjina me 13 pikë dhe Alban Veseli me 11 pikë të tjera.
Te Trepça u dalluan DJ Hanes me 25 pikë, Imer Tahiri me 17 pikë dhe Besnik Azemi me 13 pikë të tjera.
Rahoveci me 11 fitore e 1 humbje gjendet në krye të tabelës, kurse Trepça me 2 fitore e 9 humbje është në zonën e rrezikshme të tabelës.
Vreshtarët në xhiron tjetër përballen me Bashkimin në Prizren, kurse Trepça me Prizrenin në Mitrovicë.