Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKIPI I LIGËS SË PARË

Rilindja 1974 këtë stinor feston 50 vjetorin

Rilindja 1974 këtë stinor feston 50 vjetorin


16 August, 2024 @14:44

Ekipi i stabilizuar në Ligë të Parë të Kosovës, Rilindja 1974, këtë stinor feston 50 vjetorin e themelimit të klubit dhe shpreson në stinor për mbamendje. Ekipi pret emocione dhe i uron fat në rrugëtimin e ri.

Skuadra e Rilindjes 1974 ka arritur në Ligë të Parë të Kosovës tre stinorë më parë dhe tashmë po vazhdon me sukses të mbajë epitetin e ekipit stabil aty, duke mos u rrezikuar për rënie.

“Jemi të gëzuar të prezantojmë para jush ekipen tonë për sezonin 2024/2025!
Ky sezon ka një domethënie të veçantë për ne, pasi përkon me 50 vjetorin e themelimit të klubit tonë të dashur, Rilindja 1974, Baran-Pejë!,”
ka shkruar njoftimi i ekipit në fjalë.

Këtë stinor, puna për ekipet në Ligë të Parë, Grupi A dhe Grupi B, do të jetë pak më e vështirë, pasi që dy skuadrat nga secili grup do të bien në Ligë të Dytë, për shkak se prej stinorit 2025/26 Liga e Parë do të bashkohet në një me 18 ekipe pjesëmarrëse.

Përndryshe, Rilindja 1974 stinorin do t’ia nesër me ndeshjen si mysafir ndaj Rahovecit. Ekipi këtë stinor do të drejtohet nga trajneri Miftar Rama e Haxhi Zeka ndërsa klubi ka bërë disa përfocime në skuadër për të kërkuar suksesin minimal, të qëndrimit në Ligë të Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë