PP: RAHOVECI - YLLI

Rahoveci përmbys epërsinë e kampionit në pjesë të parë
10 September, 2022 @17:43
Me një angazhim të madh, Rahoveci ka arritur të përmbys epërsinë e Yllit të krijuar në çerek të parë të lojës dhe ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes në epërsi tripikëshe ndaj kampionëve aktual.
Pas çerekut të parë me 5 pikë dallim epërsi për suharekasit, vreshtarët janë rikthyer në lojë për 25-17 në çerek të dytë, për të mbyllë kështu pjesën e parë me 50-47.
Më efikasi te Rahoveci pas pjesës së parë është Jahii Carson me 15 pikë, ndërsa te Ylli më efikasi është treguar Henrik Sirko me 16 të shënuara.
Raporti i plotë, pas përfundimit të ndeshjes.