PP: PEJA - RAHOVECI

Rahoveci po tregohet arrë e fortë, 3 pikë dallimi
22 October, 2022 @18:09
Posa ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Pejës dhe Rahovecit, që është edhe ndeshja e parë e xhiros së shtatë të Superligës, ndërsa pas 20 minutave lojë epërsia është vetëm 3 pikë për Pejën.
Çereku i parë përfundoi 23-20, ndërsa i dyti baraz 19-19 për tu treguar Rahoveci arrë e fortë për verdhezinjtë që s’kanë asnjë disfatë në Superligë.
Pas pjesës së parë, te Peja më efikasi është Jalen Tate me 12 pikë, ndërsa te Rahoveci Chris Seeley me 11 të shënuara.
Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.