Ç1: RAHOVECI - PRISHTINA

Dallim minimal pas çerekut të parë
15 October, 2022 @17:03
Posa u mbyll çereku i parë i ndeshjes Rahoveci - Prishtina, që nisën ndeshjen me këto pesëshe startuese.
Pas çerekut të parë të ndeshjes, në palestrën pa shikues të Rahovecit, pasi që skuadra po vuan dënimin e shqiptuar nga FBK-ja, rezultati është 24-25 në të mirë të mysafirëve.
Më efikasi te Rahoveci pas 10-minutave lojë është Visar Ejupi me 5 pikë. Ndërsa te Prishtina më së shumti pikë ka shënuar Jan Palokaj, 9.
Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.