BARDHEKALTËRIT SHTOJNË EDHE NJË AMERIKAN NË EKIP
Rashad Williams - amerikani i tretë te Prishtina
12 August, 2024 @19:58
Edhe një zyrtarizim sot, derisa KB Prishtina ka bërë të ditur se ka angazhuar basketbollistin amerikan Rashad Williams. Lojtari në fjalë nuk ka oërvihë evropiane dhe do të debutojë në basketbollin tejoqeanik, duke ardhur në kryeqytetin e Kosovës për tu bërë pjesë e rekord-kampiones së vendit tonë.
Williams është 188 centimetra i gjatë dhe ka qenë pjesë e ekipeve St Louis Billikens dhe së fundi te Arkansas Golden Lions. Luan në pozitat 1 dhe 2. Te ekipi i fundit në stinorin 2023/24 ka pasur mesatare prej 17.3 pikëve për ndeshje, duke bërë edhe 2.6 asistime për lojë dhe 1.7 kërcime. Përqindja e tij e saktësisë për tre pikë shkon në 40.1%!
Me Rashad Williamsin, Prishtina tashmë ka zyrtarizuar tre basketbollistë të huaj në ekip për stinorin e ri të garave në Superligë, i cili vjen pas DJ Burns dhe Jalen Moore.