FORMULA 1

REUTERS/Adrees Latif
RedBull kampion, Vettel pret
18 November, 2012 @21:00
Red Bull si ekip, prej sot siguroi titullin e kampionit në garën e konstruktorëve – duke e marrë për të tretën herë radhazi.
Vettel është dashur sot që të përfundojë në vendin e parë, ndërsa Alonso të mos hyjë në TOP 3-she ashtu që piloti gjerman të mbrojë titullin e kampionit, mirëpo kjo nuk ndodhi dhe tash emocionet barten në garën e fundit që mbahet në Brazil.
Spanjolli Alonso ende ka gjasa teorike për të marrë titullin.
RENDITJA E PËRGJITHSHME E GARUESVE:
1. Sebastian Vettel, Gjermani, RED BULL – 255 pikë; 2. Fernando Alonso, Spanjë, FERRARI – 245 pikë; 3. Kimi Raikkonen, Finlandë, LOTUS – 198 pikë…
RENDITJA E KONSTRUKTORËVE:
1. Red Bull 440 pikë; 2. Ferrari 367 pikë; 3. McLaren 353 pikë…
Lewis Hamilton fitoi në garën për çmimin e madh të SHBA-ve në Austin, ndërsa pas tij erdhën dyshja që lufton për titull të kampionit, Sebastian Vettel dhe Fernando Alonso.