TË SHTYERAT
Referët dhe ndeshjet e radhës në Superligë
19 October, 2015 @12:25
Superderbi ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, që i takonte xhiros së katërt dhe u shtye për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të të dyja skuadrave, siç dihet u përcaktua të luhet më 7 nëntor 2015.
Ndërsa, gjyqtarët që do ta drejtojnë këtë takim janë përzgjedhur të jenë: Faton Kurshumlija, Daut Mehmeti dhe Xhelal Mumini.
Në anën tjetër, për ndeshjet e mbetura nga xhiroja e pestë janë përcaktuar këta referë:
Peja - Yll (21 tetor), Daut Mehmeti, Xhelal Mumini dhe Kushtrim Shala.
Trepça-Bashkimi (4 nëntor), Faton Kurshumlija, Artan Gashi dhe Atdhe Goçaj.