FAZA PËRGATITORE

Foto: FCPrishtina/fb
Rikthehen, por përsëri i pret Turqia
Teksti: prishtinafc.com
30 June, 2025 @20:34
FC Prishtina ka përfunduar fazën e përgatitjeve në Bolu të Turqisë, ku qëndroi për 14 ditë.
Gjatë kësaj periudhe, ekipi ka punuar intensivisht, duke fokusuar në aspektet taktike dhe fizike për t’u përgatitur sa më mirë për sfidat e sezonit të ri si në garat evropiane ashtu edhe vendore.
Përveç stërvitjeve, skuadra zhvilloi edhe dy ndeshje miqësore, që i shërbyen për të testuar lojtarët.
Pas rikthimit në Kosovë, ekipi do të qëndrojë vetëm dy ditë, pasi do të rikthehet sërish në Turqi për të vazhduar përgatitjet.