Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA EUROPE CUP 23/24

Rivalët e Pejës dhe Trepçës, në një grup

Rivalët e Pejës dhe Trepçës, në një grup


23 November, 2023 @0:10

Skudrat që ishin rivale të Pejës dhe Trepçës në kuadër të FIBA Europe Cup, Chemnitz dhe Leiden, janë shortuar me një grup për fazën e radhës grupore TOP-16 të kësaj gare evropiane.

Pas mbylljes së fazës së parë grupore, që përfundoi me ndeshjet e sontme, FIBA Europe Cup ka bërë të ditur skuadrat që do të luajnë në katër grupet e radhës për të kërkuar playoffin e FIBA Europe Cup.

Kështu, tash janë krijuar katër grupet e reja K, L, M dhe N, ku ekipet do të kërkojnë playoffin.

GRUPI K: Balkan Botevgrad (BUL), Bilbao Basket (ESP), Gottingen (GER), Porto (POR).
GRUPI L: Jonava (LTU), Bahçesehir (TUR), Legia (POL), Sporting (POR).
GRUPI M: Manisa (TUR), Zaragoza (ESP), Nymburk (CZE), Dunkerque (FRA).
GRUPI N: Leiden (NED), Chemnitz (GER), Varese (ITA), Oradea (ROM).

Faza e radhës grupore do të nis në dhjetor, ndërsa ekipet pasi që të luajnë nga dy ndeshje secili me secilin në grup - dy më të mirët e grupit do të kalojnë në playoff, ku në mars të vitit të ardhshëm do të fillojnë çerekfinalet.


 
Të gjitha lajmet nga International