TRANSMETIMI
TOPSPORTI/ D. S.
RTK transmeton ndeshjet e playoffit Kosova-Islanda
20 March, 2025 @0:07
Në një njoftim të botuar sot, Radiotelevizioni i Kosovës, RTK, ka bërë të ditur se do t’i transmetojë të dyja ndeshjet e Kosovës në playoff të Ligës së Kombeve ndaj Islandës.
Përballja e parë luhet të enjten më 20 mars me fillim prej orës 20:45, ndërsa ajo e kthimit më 23 mars me fillim prej orës 18:00. Të dyja duelet do të transmetohen drejtpërdrejtë në RTK.