VENDIMI I BORDIT

Rugova zëvendëson Zatriqin në Ligën Unike
8 December, 2021 @11:50
Pas dorëheqjes së dhënë nga pozita e drejtorit ekzekutiv të Ligës Unike nga Dren Zatriqi, njoftimi i fundit i kësaj lige ka bërë të ditur se ka emëruar ushtruesin e detyrës për këtë post.
“Bordi i Ligës Unike ka vendosur që Granit Rugova të jetë ushtrues detyre i Drejtorit Ekzekutiv i Ligës Unike. Kjo vjen pas dorëheqjes nga Dren Zatriqi,” ka bërë të ditur njoftimi - që ka zyrtarizuar ish-basketbollistin e Prishtinës dhe Bashkimit, tash drejtor të përfaqësueseve të Kosovës në këtë post.
Rugova do të nis punën menjëherë, ka shtuar ndër të tjera njoftimi i Ligës Unike.
Liga Unike u themelua në vitin e kaluar nga FBK dhe FSHB, ndërsa për shkak të pandemisë u luajt si turne, të cilin e fitoi Ylli në edicionin e parë.
Këtë stinor, ajo po vazhon në formë të kampionatit.