Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHRISTOS MARMARINOS

Selektorit i pëlqeu një lojtar në Superkupë

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Selektorit i pëlqeu një lojtar në Superkupë


27 October, 2020 @10:58

Selektori i Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos, i ka bërë të ditur faqes zyrtare të FBK-së se i ka pëlqyer një basketbollist i Kosovës, në përballjet e Superkupës, që përfunduan të dielën.

Ai ka qenë i pranishëm në disa ndeshje të Superkupës, për të vëzhguar nga afër lojtarët që do të mund të jenë në plan të tij për përballjet e Kosovës që do të zhvillohen gjatë muajit të ardhshëm, nëntor.

Në muajin nëntor, Kosova do të luajë ndaj Sllovakisë dhe Islandës në kuadër të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2023. Këto dy ndeshje do të zhvillohen në Bratisllavë të Sllovakisë.

Kosova do të grumbullohet në Sllovaki më 23 nëntor, derisa ndeshjen me sllovakët do ta zhvillojë më 26 nëntor, kurse më 28 nëntor ballafaqohet me Islandën, takim që po ashtu zhvillohet në Sllovaki.

Kurse sa i përket ndeshjeve që pa, ai deklaroi.

“Ndeshjet ishin mjaft interesante dhe kompetetive. Kishte shumë rivalitet në fushë. Më pëlqeu një lojtar, por nuk do t’ia them emrin,” tha greku Marmarinos.

Në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, Dardanët do të përballen me Luksemburgun dhe Islandën.

Bordi i FIBA Evropës ka vendosur që ndeshjet e nëntorit të grupit të Kosovës të zhvillohen në Sllovaki, kurse më pas do të vendosë se ku do të zhvillohen ndeshjet e muajit shkurt të vitit 2021.

Kosova aktualisht është ekipi më i mirë në Grupin B parakualifikues. Dardanët kanë shënuar dy fitore nga dy përballjet e para, duke e mposhtur Islandën në shtëpi dhe Luksemburgun jashtë.

 



GRUPI B parakualifikues, TABELA:

Kosova 2-0
Islanda 1-1
Sllovakia 1-1
Luksemburgu 0-2

 
Të gjitha lajmet nga