Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMBËSIA

Shima vendor vitin tjetër

BOROZANI/ Lis Dorambari

Shima vendor vitin tjetër


15 February, 2013 @21:16

Në mbledhjen e mbajtur sot nga bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, është marrë edhe një vendim shumë i rëndësishëm për lojtarët të cilët trajtoheshin si të huaj deri më tani.

Sipas vendimit të ri, të gjithë lojtarët shqiptarë pavarësisht se nga cilat shtete vijnë, nga edicioni 2013/14 do të trajtohen me status të lojtarit vendor dhe do t’i nënshtrohen rregulloreve sikurse lojtarët kosovarë.

Këtij vendimi për momentin duket se më së shumti do t’ia sheh hajrin skuadra e Pejës, e cila në përbërje të saj e ka basketbollistin nga Shqipëria, Gerti Shima.

Shima këtë edicion trajtohet si lojtar i huaj dhe ishte përfshirë edhe ndeshjen All Star për ekipin e përbërë nga lojtarët e huaj, mirëpo basketbollisti shqiptar ka refuzuar të luaj në këtë ndeshje duke thënë se nuk ndjehet si i huaj dhe nuk dëshiron të luaj kundër ekipit kosovar.


 
Të gjitha lajmet nga