YLLI - PRIZRENI '16

Foto: KB Golden Eagle Ylli
Shpërthim në çerekun e tretë, Prizreni ‘16 mposhtë Yllin
27 March, 2022 @18:42
Tri ditë pasi Ylli e mposhti Prizrenin në Suharekë, sot Prizreni arriti ta mposhtë Yllin në Prizren.
Skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati duelin e sotëm ndaj Yllit e fitoi me rezultat 82-91.
Prizreni ishte më i mirë në çerekun e parë, të cilin e fitoi 23-26, e më pas Ylli u përmirësua në çerekun e dytë. Këtë 10-minutësh Ylli e fitoi 22-15 dhe skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve me rezultat 45-41 në të mirë të Yllit.
Më pas, çereku i tretë ishte i shkëlqyeshëm për Prizrenin. Kjo skuadër shënoi 26 pikë në këtë çerek, ndërkohë që pranoi vetëm 9, për të shkuar në çerekun e katërt me epërsi 13-pikëshe, 54-67. Epërsinë e krijuar pas 30 minutave lojë, Prizreni e menaxhoi mirë deri në fund dhe arriti ta fitojë takimin me rezultatin përfundimtar 82-91.
Darrell Davis, që nuk pushoi asnjë minutë sonte, me 24 pikë, 9 kërcime e 2 asistime ishte më i miri te Prizreni sonte, ndërkohë që u veçuan edhe Xavier Cannefax (20 pikë), Robert McCoy (18 pikë) dhe Altin Morina (14 pikë).
Te Ylli, më të dalluarit ishin Mikaile Tmusic me 16 pikë dhe Malcolm Grant me 15 pikë, ndërkohë që paraqitje të mira patën edhe Gëzim Morina (13 pikë), Erjon Kastrati (12 pikë) dhe Henrik Sirko (11 pikë, 10 kërcime).
Kjo fitore ia përforcon Prizrenit vendin e katërt në Superligë, kurse Ylli përkundër humbjes mbetet i pari në elitë momentalisht.
Ky ishte dueli i katërt mes këtyre dy skuadrave në Superligë sivjet. Dy duele deri tash i ka fituar Ylli, e dy Prizreni.
Xhiron që vjen, Ylli i shkon Prishtinës, kurse Prizreni ‘16 i shkon Dritës.