Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI - YLLI

Ylli fiton bindshëm ndaj Prizrenit, lider në të dyja ligat

Ylli fiton bindshëm ndaj Prizrenit, lider në të dyja ligat


24 March, 2022 @18:38

Në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt të Ligës Unike dhe njëkohësisht në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17 të Superligës së Kosovës në basketboll, Ylli nga Suhareka ka shënuar fitore bindëse ndaj Prizrenit.

Suharekasit e filluan takimin tejet mirë, duke e fituar çerekun e parë 10-30. Më pas, i dyti përfundoi 25-21 për prizrenasit, me ç‘rast u ngushtua paksa rezultati.

Gjithsesi, Ylli e riktheu dominimin në çerekun e tretë, i cili përfundoi 15-22 dhe më nuk pati histori. Çereku i fundit përfundoi 18-22 dhe rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 68-95.

SUPERLIGA - TABELA AKTUALE

Darell Davis me 26 pikë ishte më i miri te Prizreni sonte, derisa pikë dyshifrore pati vetëm edhe Xavier Cannefax, gjithsej 15.

Te suharekasit, e gjithë pesëshja startuese pati pikë dyshifrore, për ta dëshmuar një tjetër paraqitje fenomenale ekipore të kësaj skuadre. Më i dalluari prej tyre ishte Chris Harris me 28 pikë e 20 kërcime, ndërkohë që double-double patën edhe Malcolm Grant (17 pikë, 10 asistime) dhe Henrik Sirko (14 pikë, 11 kërcime).

Kështu, Ylli e mbyllë Ligën Unike si lider dhe kalon automatikisht në gjysmëfinale të Play Off-it, kurse Prizreni e përfundon sezonin e rregullt në vendin e tretë të Ligës Unike dhe Play Off-in e fillon nga faza çerekfinale.

Sa i përket Superligës, Ylli pas fitores së shënuar sonte ka bilanc 18-5 dhe është lider i Superligës, kurse Prizreni me bilanc 13-10 ndodhet në vendin e katërt.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike