Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRIA-LUKSEMBURGU

Shqipëria këndellet, mposht Luksemburgun

Shqipëria këndellet, mposht Luksemburgun


25 November, 2021 @19:51

Shqipëria ka nisur mbarë parakualifikimet për Eurobasket 2025 duke e mposhtur Luksemburgun falë lojës së mirë të bërë në çerek të fundit të ndeshjes për triumf 92-89 [27-26, 21-20, 20-28 dhe 24-15].

Ka qenë një lojë me shumë kthesa, ndërsa kuqezinjtë e drejtuar nga Afrim Bilalli kanë arritur që në fund të marrin fitoren. Në sekondat e fundit të ndeshjes, mysafirët patën mundësi që të shutojnë dy herë për tri pikë dhe një herë për dy pikë, - duke mos arritur të japin kosh - për të festuar kuqezinjtë në fund.

Rei Pullazi me 23 pikë e 6 kërcime ka qenë më i miri te kuqezinjtë, ndërsa me 15 pikë tjera është dalluar Robert Shestani, që ka shtuar edhe katër asistime në llogari të tij.

Shqipëria bën pjesë në Grupin B parakualifikues dhe kundërshtar tjetër i grupit është Rumania.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga