SHQIPËRIA U21

Shqipëria U21 fiton përsëri, ndan kreun me Çekinë
11 October, 2021 @20:27
Pas fitores 2-0 ndaj Andorrës U21, Shqipëria U21 ka shënuar një tjetër fitore në grupin e fazës së parë kualifikuese drejt Kampionatit Evropian.
Sonte Shqipëria U21 arriti ta mposhtë me rezultat 2-0 Slloveninë U21.
Golat e fitores për djemtë e drejtuar nga Alban Bushi u shënuan nga Bernard Karrica (53’) dhe Armando Dobra (58’).
Me këtë fitore, Shqipëria U21 ka pikë të barabarta me Çekinë lidere të grupit, por kjo e fundit ka një ndeshje më pak. Pas Shqipërisë ndodhet Anglia me 4 pikë (që po e zhvillon ndeshjen e saj ndaj Andorrës në këto momente), e pastaj renditen Sllovenia (4 pikë), Kosova (3 pikë) dhe Andorra (0 pikë).
Ndeshjen e ardhshme Shqipëria U21 e luan më 12 nëntor si mysafire e Sllovenisë.