Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I KG-së

Shtyhet ndeshja Prishtina-Peja

Pamje nga një ndeshje e kaluar

Shtyhet ndeshja Prishtina-Peja


12 December, 2022 @12:44

Sipas njoftimit të Komisionit të Garave të FBK-së, përballja e xhiros XV të Superligës, ku Prishtina është dashur të pret Pejën Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, është shtyer.

“Miratohet kërkesa e KB Prishtina për shtyerje të ndeshjes me KB Peja. Ndeshja shtyhet për një datë të përshtatshme, për të cilën KG duhet të vendosë sipas dispozitave të Nenit 10 të PG-së,” ka bërë të ditur Vendimi i KG-së.

Në arsyetimin e këtij vendimi është theksuar se Prishtina ka dërguar me kohë kërkesën për shtyerje të ndeshjes, ndërsa ka dëshmuar që ka ndeshje ndërkombëtare në ligën ENBL për këtë.

Prishtina përndryshe është duke debutuar në ENBL këtë stinor, ndërsa në datat 20 dhe 21 dhjetor bardhekaltërit do të përballen me Zeliona Goran dhe Lublin (të dyja ekipe polake, ndërsa ndeshjet luhen atje).

Ndeshjet e xhiros XV të Superligës janë paraparë të luhen më 22-23 dhjetor 2022.

Sa i përket ENBL-së, Prishtina aty ka zhvilluar dy ndeshje deri tash dhe i ka humbur të dyja (Budivelnyk 85-62 Prishtina dhe Prishtina 50-61 Kalev/Cramo).


 
Të gjitha lajmet nga