TREPÇA
Si debutuan përforcimet e Trepçës
7 January, 2021 @19:55
Trepça sot ka pësuar me rezultat 67-81 kundër Rahovecit.
Për Trepçën në këtë ndeshje debutuan tre përforcimet e huaja të skuadrës, Erving Walker, Dillon Smith dhe Staphon Blair.
Erving Walker me përvojën e tij nga Euroleague, shkëlqeu me 25 pikë, 6 asistime, 2 kërcime e 1 top të rrëmbyer, Stephon Blair me double-double prej 11 pikëve e 18 kërcimeve dhe Dillon Smith me 11 pikë, 4 asistime e 3 kërcime.
Në këtë ndeshje nuk luajti Drilon Hajrizi, i cili ishte transferuar ditë më parë te skuadra mitrovicase.