PLAY OFF SUPERLIGA

Si luhet sistemi i finaleve në play-off?
6 May, 2017 @20:46
Pas fitores së sontme që Prishtina e shënoi ndaj Trepçës, tashmë janë përcaktuar dy skuadrat finaliste të edicionit të sivjetëm të Play-Offit në Superligë.
Sistemi për ndeshjet finale është i tillë që Sigal Prishtina si kryesuese e Superligës në sezon të rregullt e ka përparësinë e terrenit dhe ndeshjen e parë ndaj Bashkimit e zhvillon në shtëpi. Më pas ndeshja e dytë luhet në Prizren, e treta në Prishtinë dhe nëse ka nevojë e katërta në Prizren dhe e pesta përsëri në Prishtinë. Pra, ndeshjet barten një nga një nga një terren në tjetrin (nuk ka dy ndeshje radhazi në një terren).
Skuadra që i fiton 3 ndeshje nga seria, shpallet kampione e Kosovës.