NDESHJE TURPI
Ndërpitet ndeshja, Prishtina në finale!
29 March, 2014 @21:00
Skuadra pejane lëshoi palestrën për shkak të pakënaqësive në Final Four të Kupës së Kosovës. Drejtuesit pejan ishin të pakënaqur me vendimin e referëve për të përjashtuar tifozët e tyre nga palestra, sipas të cilëve u shkel Rregullorja e garave.
Mirëpo braktisja e ndeshjes bën Sigal Prishtinën finaliste. Me këtë Sigal Prishtina bëhet finaliste pranë minutës 28 të ndeshjes në rezultatin 52-48.
Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë e ndeshjes i takoi Pejës. Të udhëhequr nga Drilon Hajrizi në formë dhe me Fred House e Samir Shaptahovicin me pikë, djelmoshat e Bujar Locit arritën epërsi të konsiderueshmë përballë bardhekaltërve.
Peja ia nisi mirë edhe pjesës së dytë, por Sigal Prishtina mbante hapin duke e shkurtuar epërsinë, deri sa dolën në epërsi para se të ndërpritet ndeshja.