Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - YLLI

S’ka “ilaç” për Trepçën, kampioni mposhtet përsëri

S’ka “ilaç” për Trepçën, kampioni mposhtet përsëri


15 September, 2021 @19:10

Skuadra e Trepçës e mposhti Yllin me rezultat 72-69, në kuadër të xhiros së parë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ylli e mbylli çerekun e parë me 2 pikë epërsi 16-18, kurse Trepça e mori epërsin në çerekun e dytë 38-37, pas 20 minutave lojë.

Skuadra mitrovicase e kontrolloi ndeshjen edhe në çerekun e tretë, derisa çereku i katërt edhe pse i takoi Yllit,  Trepça e ruajti rezultatin dhe e arriti fitoren.

Drilon Hajrizi me 19 pikë, 8 kërcime e 4 asistime ishte më i dalluari te Trepça, derisa u ndihmua edhe nga Samir Zekiqi me 15 pikë.

Te Ylli koshashënuesi më i mirë ishte Erjon Kastrati, derisa u veçua edhe Barret Brenson me double-double prej 10 pikëve e 12 kërcimeve.

Trepça sivjet e ka mposhtur Yllin në 4 ndeshje. Skuadra mitrovicase triumfoi 2 herë në ndeshje miqësore, 1 herë në Superkupë dhe së fundi sonte.

TABELA AKTUALE

Trepça në xhiron e dytë do të takohet me Prizreni-16, kurse Ylli me Bashkimin.


 
Të gjitha lajmet nga