DEBUTIMI

BOROZANI/D.S.
Sot, Kosova U-16 ndaj Gjibraltarit
6 July, 2015 @8:55
Djelmoshat nën 16 vjet të reprezentacionit të Kosovës në basketboll, do të jenë ekipi i parë përaqësues në këtë sport që do të debutojnë në gara ndërkombëtare.
Sot, me fillim prej orës 14:00 në San Marino, ata do të dalin në parket për tu ndeshur me Gjibraltarin në kuadër të ndeshjes së parë të Grupit B, Divizioni C, i Kampionatit Europian U-16.