ORARI I DUELEVE

Sot Ylli-Vëllaznimi, nesër Trepça-Bashkimi
5 April, 2023 @14:56
PlayOffi po fillon sonte, ndërsa nis me ndeshjen mes kampionit aktual Ylli dhe Vëllaznimit. Nesër luhet përballja tjetër çerekfinale ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit.
Sistemi i ndeshjeve në PlayOff është 1-1-1, ndërsa ekipi që shënon dy fitore i pari, arrin në gjysmëfinale të garës. Fituesi i përballjes Ylli-Vëllaznimi ndeshet me Pejën në gjysmëfinale, ndërsa fituesi i duelit Trepça-Bashkimi ndeshet me Prishtinën në gjysmëfinale të PlayOffit.
PLAYOFF - ÇEREKFINALET
E mërkurë
20:00 Golden Eagle Ylli - Vëllaznimi
E enjte
20:30 Trepça - Bashkimi.