ÇEREKFINALET: SPANJA - FINLANDA

Spanja nuk lejon befasi përkundër shkëlqimit të Markkanenit
13 September, 2022 @21:10
Spanja nuk ka lejuar befasi nga Finlanda. Përkundër startit të mirë të finlandezëve në cerek të parë të ndeshjes, Spanja dalëngadalë është rikthyer në lojë për të dominuar në cerek të tretë dhe për të fituar në fund 100-90 [19-30, 24-22, 30-15, 27-23].
Spanja ka siguruar kështu gjysmëfinalen e Eurobasketit, ndërsa më të dalluarit te ekipi i drejtuar nga Sergio Scariolo kanë qenë Willy Hernangomez me 27 pikë të shënuara e 5 kërcime dhe Juancho Hernangomez me 15 të tjera.
Lauri Markkanen në anën tjetër bëri gjithcka te Finlanda, por double-double i tij prej 28 pikësh e 11 kërcimesh ka qenë i pamjaftueshëm për të ndalë makinerinë spanjolle.
Në fund, Spanja siguron katërshen dhe futet tash në garë për medalje evropiani, ndërsa në gjysmëfinale ndeshet me fituesin e duelit Gjermania-Greqia.