Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AS PRISHTINA

Spaqi: Trepça favorite, ne do të japim maksimumin

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Spaqi: Trepça favorite, ne do të japim maksimumin


13 October, 2020 @15:04

Trajneri i AS Prishtinës, Valentin Spaqi, për ndeshjen e Play Outit ndaj Trepçës, ka thënë se skuadra mitrovicase është favorite por do të luftojnë deri në fund.

Spaqi për faqen zyrtare të FBK-së u shpreh:

Mendoj se ky Play Out nuk është i njëjti sikur të ishte në fund të edicionit të kaluar, sepse ka ndryshuar edhe ekipi. Ne luajmë me ekipin që kemi momentalisht dhe jo atë të edicionit të kaluar, prandaj nuk është njejtë.

Sa i përket rivalitetit jemi të pabarabartë, sepse Trepça ka bërë investime dhe përforcime të reja, në mesin e tyre edhe tre lojtarë të huaj. Nga skuadra jonë janë larguar disa lojtarë kyç nga skuadra, megjithatë ne do të japim maksimumin.

Trepça është super favorite, por ne do të japim maksimumin në këto ndeshje,” ka deklaruar Spaqi për faqen zyrtare të FBK-së.

Ndeshja e parë e serisë së Play Outit do të luhet nesër në ora 17:00 në palestrën “Don Bosko”, kurse ndeshja e dytë të shtunën në Mitrovicë.


 
Të gjitha lajmet nga