Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

t-mac

T-Mac në Kinë

REUTERS

T-Mac në Kinë


9 October, 2012 @17:25

Pas stinorit më të dobët në karrierën e tij në Atlanta Hawks, me 5.6 pikë për ndeshje dhe me mesatare prej 16 minutash për ndeshje, 33 vjeçari tani është lojtar i lirë. Borozani.com

 

Por ai është ende yll - së paku në Kinë dhe kjo për shkak të partnerit të tij në Houston Rockets, Yao Ming. Kështu pas dështimit për të siguruar një kontratë të garantuar në NBA për këtë stinor, T-Macu ka vendosur të pranojë ofertën e Qingdao-së për ta vazhduar karrierën në Kinë, shkruan Yahoo!.

Kalimi i tij në Kinë, nuk do të jetë befasi e madhe duke pasur parasysh se ai bënte rregullisht turne promovuese.

Stinori në Kinë përfundon në mars, që do të thotë se ai mund të bashkohet në ndonjë skuadër në NBA gjatë play-offit.

McGrady, kishte dështuar për të fituar një kontratë nga San Antonio Spurs dhe New York Knicks, pasi bënte stërvitje me të dyja.

T-Mac, pritet të nënshkruaj brenda dy apo tre ditëve, me skuadrën Qingdao për një stinor. Vitet e arta i kaloi në Orlando Magic dhe në Houston Rockets, por pas lëndimit në gju nuk arriti të kthjellet si më parë.

 


 
Të gjitha lajmet nga