Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Të anulohet kampionati, të mos ketë kampion!

TOPSPORTI/ A. P.

Të anulohet kampionati, të mos ketë kampion!


24 March, 2020 @19:23

Derisa Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) pritet të dalë me Vendimin përfundimtar në bashkëpunim me klubet për fatin e stinorit 2019/20, Koha ditore në një artikull të saj botuar sot ka bërë të ditur se skuadrat kryesuese janë të pajtimit që të anulohet kampionati pa shpallë kampionin e këtij stinori.

“Anëtarët e Bordit të FBK-së janë të mendimit të anulohet kampionati,” ka mësuar gazeta në fjalë nga burimet e saja brenda Federatës.

Kryetari i Prishtinës, lideres së kampionatit deri në pezullim, Shkëlzen Fetiu, pastaj anëtari i KB Yllit Egzon Fetiu, si dhe kryetari i KB Pejës Art Gashi - janë shprehur se do të jenë në pajtim me Vendimin e FBK-së për të anuluar stinorin.

Në disa vende tjera, si Lituani e Belgjikë, kampion është shpallur ekipi që ka qenë i pari në renditje dhe ka përfunduar stinori 2019/20. Mirëpo, në Kosovë nuk pritet të ndodh kështu, ka bërë të ditur Koha ditore.

Kurse sa i përket kontratave me lojtarët e huaj që i kanë ekipet, FBK-ja pritet të jetë në pajtim të plotë me atë që do të thotë FIBA.


 
Të gjitha lajmet nga