KRASNIQI - PARA NDESHJES

Arben Krasniqi, trajner i Kosovës/ BOROZANI/ Erdis Driza
Të kënaqemi me basketboll
30 March, 2016 @15:22
Përzgjedhësi i Kosovës, Arben Krasniqi, që do të drejtojë skuadrën e vendorëve në ndeshjen e AllStarit 2016 në konferencë për shtyp ka thënë se i ka ftuar basketbollistët cilësor që do të tregojnë atraktivitet në këtë takim.
“Unë i kam ftuar lojtarët që kam menduar se do të mund të tregojnë basketboll cilësor në këtë takim. E rëndësishme është që të premten të kënaqen të gjithë duke shikuar basketboll atraktiv, pasi që do të përballen aktualisht lojtarët më të mirë të Superligës së Kosovës,” ka thënë Krasniqi në konferencën e sotme për shtyp.
Ndeshja All Star 2016 do të luhet të premten në Mitrovicë.