FITORJA E 67

Ditë e zakonshme për Warriors
30 March, 2016 @11:18
Luftëtarët e trajnerit Steve Kerr, po vazhdojnë të jenë perfekt në shtëpinë e tyre.
Fitoren e 54 me radhë në Oracle Arena, dhe 67 në total, e regjistroi kundër Washington Wizardsit, me rezultat 102-94.
Stephen Curry, shkëlqeu me 26 pikë, 7 kërcime e 7 asistime, ku luajti rolin kryesor së bashku me Draymond Greenin (15 pikë, 16 kërcime e 9 asistime), në fitoren e Golden Statet.
Curry, pas ndeshjes, deklaroi se po kënaqen duke luajtur në këtë nivel të lartë së bashku në mënyrën ekipore.
Kjo ishte fitorje e 67 e Warriorsit, derisa i kanë vetëm 7 humbje deri më tani.