Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPONJË E RE NË PEJË

Tervell Beck - lojtar i ri i Pejës

Tervell Beck - lojtar i ri i Pejës


24 June, 2023 @20:05

Peja, ashtu siç premtoi, njërin lajm të ri veçse e publikoi pak më parë, ndërsa bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan Tervell Beck.

Qendra amerikane 27-vjeçare që së fundi ka qenë pjesë e ekipit letonez Valmeira Glass ka luajtur mesatarisht rreth 30-minuta për ndeshje, ndërsa ka shënuar 18 pikë për ndeshje, 1.2 asistime dhe 5.8 kërcime për ndeshje.

Tervell Beck @ Peja

“Tervell është zhvilluar si basketbollist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vjen nga Cleveland, Ohio dhe është i gjatë 201cm. Tervell sezonin e kaluar ka luajtur në ELBL League tek ekipi BK Valmiera me mesatare prej 29.9 minuta për ndeshje. Tervell ka shfaqur përformancë superiore në sezonin e kaluar duke arritur kuoten mesatare prej 18.27 pikëve, 5.83 kërcimeve e 1.27 asistimeve për ndeshje.” — ka bërë të ditur njoftimi i ekipit kampion të Kosovës.◼️


 
Të gjitha lajmet nga